Mësohet se motra e 28-vjeçarit, është nxënëse e një shkolle jo-publike në Tiranë dhe ka shkuar çdo ditë në shkollë. Mediat kontaktuan me shkollën në fjalë, emrin e të cilës nuk e bëjmë publik për të mos përhapur panik, por ata nuk pranuan ta komentonin rastin. Tashmë pas daljes së rezultatit të analizave, nuk ka vend për panik.
Motra e 28-vjeçarit që është cilësuar si pacienti zero me Covid-19 në Shjqipëri, nuk është e infektuar. Burime koefidenciale sqarojnë se vajza në fjalë i është nënshtruar analizës përkatëse për koronavirusin dhe përgjigjia ka qenë negative.
28-vjeçari dhe babai 54 vjeçar janë dy të infektuarit e parë me koronavirus në Shqipëri. Sipas Ministrisë dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë, deri më datën 3 prill.