Zyrtarisht është konfirmuar në Prokurori edhe shuma e parave të grabitura në 9 prill në Rinas.
Shuma është konfirmuar nga tre banka të nivelit të dytë, në një përgjigje zyrtare për Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe bëhet fjalë për rreth 6 milionë euro të grabitura.
Më 9 prill grabitja spektakolare e Rinasit solli në vëmendje krahas përsëritjes së grabitjes në aeroport edhe sistemin e sigurisë në këtë objekt strategjik për vendin.
Gjithashtu, deri tani janë arrestuar 6 persona lidhur me ngjarjen, ku mbeti i vrarë organizatori kryesor, Admir Murataj, por paratë nuk janë gjendur ende.
Të gjitha zhvillimet për grabitjen e Rinasit mud t’i lexoni këtu.