Dy ditë para mbërritjes së delegacionit të PE-së, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i bën sërish thirrje opozitës të mos ketë dhunë në protestat e saj, ndërsa thekson faktin se vendi i saj është në Kuvend.
Ai kërkoi dialog nga ana e maxhorancës. Ditën e enjte pritet të vijë dhe delegacioni qe sipas tij pritet të zhvillojë takime me kreun e qeverisë, ata të opozitës por edhe me përfaqësuese të shoqërisë civile, ndërsa tha se këta të fundit kanë shumë rëndësi.
