Analisti Ilir Demalia u shpreh se në një kohë që Berisha thotë se do të kalohet në një parti konservatore të djathtë, këtej bën një aleancë me një parti të majtë.
Sipas tij, kjo luftë bandash në 6 mars është e rëndësishme për SHQUP-in dhe aleancën e gjirit të Lalzit, se kush do të ketë më shumë fuqi.
Demalia: Në një kohë që Berisha thotë se do të kalohet në një parti konservatore të djathtë, këtej bën një aleancë me një parti të majtë. Të gjitha këto tregojnë se ky koalicion nuk ka një sens ideologjik apo politik, por sigurisht sikurse ato bandat, do të marrin ushtarët e vet afër që të mundin bandën tjetër. Kjo luftë bandash 6 marsi është e rëndësishme për SHQUP-in dhe aleancën e gjirit të Lalzit, se kush do të ketë më shumë fuqi.
Duket se kjo aleancë e gjirit të Lalzit ka më shumë njerëz nga fuqia dhe karizma e njerëzve që kanë mbetur në SHQUP që nuk ndezin më. Kjo fitore e kujtdo palëve mbetet për tu parë, por nëse aleanca e Shtëpisë së Lirisë nuk merr dot Shkodrën atëherë fiket si lëvizje dhe do të ketë shumë rëndësi se çfarë do të ndodhë edhe me Metën nesër. Mendoj se PD-ja e SHQUP-it nuk k forcë. Nëse të 6-ta bashkitë merren nga PS-ja është një lloj testi që e zgjeron më tej pushtetin e madh që ka tashmë.