THETH– Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 01:30 minuta në një hotel në Theth. Një person është kapur nga kamerat e sigurisë duke u afruar në këmbë dhe vendos lëndën plasëse. Më pas ai është larguar.
Gjithashtu janë publikuar pamje nga momenti i shpërthimit. Siç shihet edhe nga pamjet pas shpërthimit ka dëme të shumta materiale. Biznesi ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të shtetasit Ç.Berishta. Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes se lëndës plasëse.