Demi Lovato ka vendosur që nga tani të jetë reale me ndjekësit e saj.
Këngëtarja Demi Lovato ka vendosur të sjellë një version të ri të saj, ku do të shfaqet vetëm siç është në jetën reale.
Këtë Demi e ka filluar duke folur për mbidozën që e përjetoi para dy vjetëve dhe procesin drejt pastrimit nga varësia, përcjell Gazeta Express.
E tani me anë të një postimi në Instgram, Demi Lovato shfaqë trupin e saj në bikini dhe e cekë se në këtë foto nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, pasi që në të gjitha fotot e tjera në bikini që ka postuar, ajo gjithmonë i ka rregulluar për të dalë sa më perfekte.
Demi ka shkruar se ësht ndjerë shumë e frikësuar të postojë këtë foto, e pa edituar dhe e tëra në celulit, por që më është lodhur duke u ndjerë e turpëruar nga trupi i saj, dhe duke e formësuar atë ë dukejn që të tjerët janë të gatshëm ta pranojnë.
Kjo fotografi është realizuar në muajin maj kur ajo ka qëndruar në pushime, kur edhe ka postuar shumë foto në këto bikini, të cilat vërehen se jnaë të edituara.
Demi ka marrë shumë mesazhe pozitive pas postimit të kësaj fotoje, ndërsa ndjehet krenare që po frymëzon shumë vajza të bëjë të njëjtën gjë dhe të jenë vetvetja edhe në rrjetet sociale