Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Demo: Beratin e vizituan 1 milion turistë, por bumi i hapjes së bizneseve ka mungesë të krahut të punës

18:02 / June 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri para 11 Majit, Ervin Demo ishte kryetar i Bashkisë së Beratit, dhe për të qyteti është modeli i zhvillimit të infrastrukturës turistike. Kjo duke u shndërruar shumë shpejt në një qytet që ofron shumë mundësi punësimi për të rinjtë që përfundojnë shkollën ose të tjerë që dëshirojnë të kthehen për të investuar në vendlindje.

Demo tha se vetëm në vitin 2024, qyteti i Beratit u vizitua nga 1 milionë turistë. Por sipas tij, bumi i turizmit e gjen Beratin me mungesë të krahut të punës. “Berati sot është një qytet që ka vështirësi në gjetjen e krahut të punës në ndërtim, turizëm. Ne nuk i kishim dikur këto probleme”, shtoi ish-kryebashkiaku Ervin Demo.

Sipas tij, prej 5 vitesh, shumë persona po investojnë në bizneset në qytet. “Sot janë mbi 130 biznese vetëm në një lagje, restorante bujtina bare dhe kjo është një shifër e jashtëzakonshme”, tha Demo. Ai tha se jo vetëm Berati por edhe qytetet e tjera, ka dhe shumë të rinj që vendosin të studiojnë në vend dhe kjo gjë ka ndodhur edhe nga mbështetja e bashkive.

“Berati ka një trend transformues të jashtëzakonshëm, duke u kthyer për turistët si një kapsulë për rikthimin në kohë. Unë besoj se ne kemi një strategji për Beratin dhe bashkia do vazhdojë për ta çuar vendin përpara. Nuk është rastësi që Banka Botërore e vlerëson Beratin si një nga qytetet shembull ku investimet në infrastrukturën turistike sjellin efekt në ekonomi”, tha ish-kryebashkiaku Ervin Demo në “News 24”.

Berat ervin demo turiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.