Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Demokrati i flaktë përballë Berishës: S’kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Ramës! 

21:50 / February 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një demokrat i flaktë ka folur përballë Sali Berishës duke thënë se nuk ka lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Prej komentit të tij, ish kryeministri buzëqeshi dhe u shpreh se është një nga themeluesit e PD.

Demokrati Përparim Rama vijoi fjalën e tij para banorëve të degëve 6,7 dhe 16 të Tiranës, me të cilët Berisha po zhvillonte takim, duke thënë se në protestën e së shtunës mund të shkojnë me këngë e valle dhe të hedhin nga një lopatë dhè për rrëzimin e Edi Ramës.

Përparim Rama: Zoti i madh dëgjoi lutjen time. Nuk kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Jam Përparim Rama. Doktori më njeh.

Sali Berisha: Një nga themeluesit.

Përparim Rama: Falenderoj të madhin Zot dhe që atë gropën që kishim hapur neve, ata ranë vetë. Them se kjo do të jetë protesta më e bukur sepse ne do shkojmë vetëm sa për të hedhur nga një lopatë dhè se ai ka rënë në varr. Ai është i vdekur politikisht. Është një kryeministër i mbaruar se po lan të gjithë ato gjynahe që juve i thatë. Them të shkojmë të gëzuar me këngë e valle për të festuar rrëzimin e tij. Ai ka marrë fund. Nuk ka më nevojë që ne të përdorim dhunë, molotov apo çfarë kishim në mend. T’ia hedhim atë lopatën me dhè. Ju Berisha më keni nxjerrë mallin e fillimit të viteve ’90 kur me të njëjtën energji, juve na u rikthyet për të na shpëtuar të gjithë neve. Për të shpëtuar kombin shqiptar. I lutem Zotit që këtë shëndet që keni, ta keni sa më gjatë.

demokrati perballe rrezimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.