Arrest me burg ka dhënë gjykata për tre të arrestuar për dëmtimet e shkaktuara në KZAZ-të e Burrelit dhe të Matit.
Kështu, arrest me burg është dhënë për Ilir Veliku, administrator, Riza Cavi dhe
Xhovalin Gjeci.
Ndërkohë arrest me afat 30 ditë është dhënë për Shkëlzen Uka dhe Myrteza Gjini, ndërsa arrest shtëpie për Mehmet Limanin. Për Enea Dedja dhe policin bashkiak Murat Dedja është dhënë detyrim paraqitje.
Familjarë të tyre qëndronin para gjykatës, teksa babai i Enea Dedjas tha se erdhën 50 efektivë për të prangosur të birin, ndërsa “eskobari u shoqërua nga drejtori i policisë”.
Lexo edhe- Sulmet ndaj KZAZ-ve në Qarkun e Dibrës, 33 të proceduar, ndër ta 9 të arrestuar
Në KZAZ-në nr. 17 të Burrelit simpatizantët e PD-së i vunë flakën materialeve zgjedhore, ndërkohë që tensionet më pas u zhvendosën në KZAZ-në e Klosit.
Lexo edhe- “Digjet” Burreli, simpatizantët e PD-së i vënë flakën materialeve zgjedhore
Partia Demokratike akuzon policinë se “në shkelje të plotë të ligjit ka ushtruar dhunë dhe ka sulmuar me gaz lotsjellës zyrtarët e bashkisë Burrel që po zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve”.