Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministrja e Bujqësisë, Denaj: Hapim eksportet e vezëve të klasit A drejt tregut të Bashkimit Europian

16:43 / June 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon hapjen e hapjen e eksporteve të vezëve të klasit A, drejt tregut të BE-së. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në takimin me 11 prodhues të shpendëve për prodhimin e vezëve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, ku diskutuan rezultatet shumë pozitive të auditit të detajuar nga ana e shërbimeve të Komisionit Evropian, që rezultuan në linjë dhe përputhje të plotë me kërkesat e BE-së.

Denaj tha se, sipërmarrja shqiptare në prodhimin e vezëve ka njohur një zgjerim të konsiderueshëm të investimeve cilësore dhe bashkëkohore duke punuar me standarde të larta të sigurisë ushqimore. Ministrja vuri në dukje se, kërkesa e tyre për më shumë mbështetje me qëllim hapjen e eksporteve të vezëve të klasit A drejt tregut të BE-së vjen si një domosdoshmëri.

Në këtë takim u realizua plani i punës dhe bashkërendimi i veprimeve të mëtejshme për miratimin e “Programit Kombëtar të Kontrollit për Salmonelozën në pulat për vezë,” si garancia kryesore për hapjen e eksporteve të vezëve të klasit A, por njëherazi me rëndësi në shëndetin publik në përputhje me kërkesat e BE-së për përafrimet ligjore.

“Nëpërmjet politikave në nivel qendror do të arrihen të gjitha standardet sipas kërkesave të BE-së dhe arritja e këtij objektivi synon rritjen e të ardhurave në mënyrë të konsiderueshme për subjektet që ushtrojnë këtë aktivitet”, deklaroi Denaj.

Anila Denaj vezë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.