Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Hassan Shawky. Me këtë të fundit diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë.
Ata biseduan për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh dhe për të krijuar mundësi të reja për fermerët dhe bizneset bujqësore.
Denaj thotë se biseda u fokusua në rritjen e shkëmbimeve bujqësore. Kjo në shkëmbimin e eksperiencave në fushën e kërkimit teknologjik, për të aplikuar metoda inovative për bujqësinë e qëndrueshme.
