Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dënimi i Belerit, sekretari i OMONIA-s sulmon gjykatën: Mohoi aktet e ekspertimit

22:00 / March 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marin Suli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme për dënimin me dy vite burg ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Suli u shpreh se këtë çështje do ta çojnë deri në Strasburg, pasi sipas tij gjykatat në Shqipëri janë me regji.

Suli i ftuar në një studio televizive, tha se ky vendim ishte i pritshëm për shkak të mënyrës si u trajtua situata. Ai shtoi se Belerit i është mohuar e drejta për të kërkuar akte ekspertimi, ndërsa tha se ai ishte mbi 4 km larg të infiltruarit në momentin e pretenduar.

“Vendimi ishte i pritshëm për shkak të situatës që ndodhi kur kryeministri i vendit linçon një kandidat, nga rrëmbimi i kandidatit tek gjyqi i njëanshëm dhe pothuajse në kushtet e një terrori për një mbrojtje ligjore në vitin 2023-2024. Zotit Beleri gjatë gjithë gjykimit iu mohua e drejta për të bërë kërkesa, për të bërë akte ekspertimi, iu mohua e drejta për të marrë informacion.

Një skandal është edhe fakti që janë dhënë tabulatet telefonike të Belerit dhe të infiltruarit vetëm në 30 janar. Tabulatet janë e vetmja provë shkencore, që ne dhe do ti vërtetojmë gjykatave që do vijnë më pas, edhe Strasburgut se besoj do vemi, sepse këtu gjykatat janë me regji politik, është e vetmja provë shkencore që vërteton se Beleri në momentin e prezumimit të asaj bisede që nuk ekziston ka qenë 4 km larg këtij të infiltruar. Tabulatet telefonike vërtetojnë që edhe polici ka ardhur ka gënjyer bashkë me të infiltruarin. Është një çmenduri juridike”, tha Suli.

Fredi Beleri Marin Suli OMONIA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.