Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri ka reaguar për herë të parë pas dokumenteve që nxori PD-ja ku tregohet se ka qenë dënuar në Itali në vitin 2003 me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.
Pjetri mohon vërtetësinë e dokumentit të kuesturës së Firences. Ai thotë se e vërteta e vetme është certifikata që ai publikoi pak ditë më parë. Megjithatë Pjetri shprehet se pret me padurim vendimin përfundimtar për procesin e verifikimit të figurës që po bëhet nga prokuroria.
“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane“, deklaron ai.