Gjykata Londineze ka dënuar me burg 10 persona që u kapën në një fabrikë të paligjshme armësh, mes tyre edhe dy të rinj shqiptarë.
Mediat britanike raportojnë se mes të dënuarve që u arrestuan në një fabrikë armësh, ishin edhe dy shqiptarë Leutrim Krasniqi dhe Ergys Zekaj.
Leutrim Krasniqi 28-vjeç u dënua me 6 vite burg, ndërsa Ergys Zekaj me 6 vite e 11 muaj. Dy shqiptarët bënin pjesë në një bandë e cila merrej me kovertimin e armëve, të cilat më pas ju shiteshin kriminelëve dhe përdoreshin për krime të ndryshme.