Gjykata e Posaçme ka caktuar burg përjetë për Ardjan Capja, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Me 25 vite janë dënuar Klajdi Dokoli dhe Etien Çani.
Ndërkohë, për të penduarin e drejtësisë, Ervis Bardhi, është vendosur dënimi me 15 vite burg, nga 6 që kërkoi prokuroria.
Nga ana tjetër, Ardjan Çapja, i akuzuar se ka porositur vrasjen në vitin 2012, të Nezir dhe Gentian Beqirit, i ka kushtuar 30 faqe mbrojtjes së tij, krahas asaj të përgatitur nga avokati, duke i kërkuar pafajësinë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në seancën e sotme ai fajësoi politikën si të përfshirë në masakrën e vitit 2016 ku mbetën të vrarë 3 prej familjarëve të tij dhe u plagosën 9 persona të tjerë. Çapja tha se në këtë ngjarje eshte implikuar edhe prokurori Ridvan Suka që po heton vrasjet.