Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 25 vite burg, 64-vjeçarin, i cili më 13 Janar të 2025-ës, vrau fqinjin e tij, Xhemal Meta. Ngjarja u regjistrua në fshatin Shëngjin i Vogël, në Shëngjergj të Tiranës.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se i pandehuri me inicialet I. H., shpallet fajtor për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” të parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Vuajtja e këtij dënimi të fillojë nga dita e ndalimit të tij më 15 Janar të 2025-ës dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Ai kishte akumuluar mllef ndaj Metës prej kohësh pasi viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi dhe nuk e dinte çfarë bëhej me gruan e tij.
