Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë për zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari të ardhur në adresë të tij, i cili shprehet se Ahmetaj, edhe pse është zëvendës kryeministër, merr vendimet së bashku me bashkëshorten e re, Eriola Hoxha për kompaninë e telekomunikacionit 4iG, e cila është kompania që ka blerë AlbTelecomin dhe kompaninë telefonike One.
Sipas denoncimit, Arben Ahmetaj do ikë nga qeveria dhe do marrë drejtimin e kompanisë 4iG, që ka kompani celulare në të gjithë rajonin.
Postimi i plotë:
Ministri bëhet me kompani private telekomunikacioni!
Arben Ahmetaj, i njohur me nofkën tigri i korrupsionit, vendimarrësi kryesor i kompanisë 4iG.
Për këtë organizatë kriminale nuk egziston kushtetutë as ligj i konfliktit të interesit. Për antarët e kësaj organizate egziston vetëm një ligj: të vjedhin sa më shumë!
Lexoni denoncimin e punonjësit dixhital të kompanisë 4iG
Zoti Berisha
Jam një punojës i kompanise albtelekom. Lutem numrin tim mos e nxirrni se kuptohet kush jam. Siç jeni me dijeni kompania jonë dhe ajo tjetra One u ble nga nje kompani 4iG. Ajo që po shohim këto ditë është se vendimet në emër të blerësit i merr Arben Ahmetaj dhe bashkëshortja tij e re Erjola Hoxha. Çdo vendim, çdo largim apo punësim bëhet vetëm me urdhërin e tyre. Madje këtu thuhet se Ahmetaj do ikë nga Qeveria dhe do marrë drejtimin e kompanisë nënë, pra kompanisë së madhe që ka kompani celulare në gjithë rajonin. Pyetja që kemi këtu është a po pastrohen paratë e inceneratorëve në këtë formë?