Kandidati për deputet Basir Çollaku denoncoi dje ne media dhe policinë lokale se “F. L. po shpërndan miell për fushatë elektorale”.
Policia lokale është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka shoqëruar të riun që drejtonte mjetin e tij, tip furgon.
Pas kontrollit të imtësishëm në mjet nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë.
Njoftimi i Policisë
Komisariati i Policisë Mat
Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kantidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shprëndanin produkte të ndyshme me një automjet (furgon), me qëllim favorizimin e subjekteve politike.
Menjëherë pas administrimit të kallzimit, shërbimet e Komisariatit të
Policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., sëbashku me automjetin e tij furgon, ku nga kqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundraligjshëm.
Të gjitha veprimet janë kryer në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.