Gazetarja Anila Hoxha ka denoncuar projektin 275 milionë lekësh për hapjen e një qendre laboratorike të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të kafshëve, i cili do t’i kishte zyrat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Sipas saj, deri më tani nga ky laborator nuk ka dalë asnjë lloj analize e produkteve ushqimore, për shkak se nuk është blerë asnjë pajisje e duhur që të kryejë tekstet përkatëse. Gazetarja thotë se kanë blerë pajisje me çmim shumë herë më të lartë sesa vlera që kanë në treg:
Një blender shtrydhës frutash me çmim 600 mijë lekë; Dollap për ruajtjen e reagentëve , që janë pa aspirim , pra thjesht dollapë me cmim ;të dy 1 milionë e 728 mijë lekë ( të vjetra); Pajisje e cila nuk ka kryer asnjë lloj analize për shkak se i ka reagentët shumë të shtrenjtë; është blerë 93 milionë e 600 mijë lekë edhe kjo jashtë funksionit dhe në pritje të një specialisti që ta rregullojë, e shumë pajisje të tjera jo funksionale.
Hoxha e cilëson këtë projekt një vjedhje të pastër të fondeve të buxhetit të shtetit, pasi “ajo që u propozua që të ngrihej në kërkim dhe shërbim për të tretët dhe njëkohësisht për të shërbyer si qendër reference për diagnostikën laboratorike veterinare dhe sigurinë e produkteve me origjinë shtazore në Shqipëri, është vetëm imazhi i një qendre laboratorike në Universitetin Bujqësor të Tiranës që u vizatua në avull nga krerët e Univestitetit Bujqësor”. Sipas saj, listë pagesat tregojnë se po paguhen njerëz që nuk kanë punuar asnjë ditë në një laborator që nuk funksionon.
Postimi i plotë:
Pasazhe korrupsioni ….
Një projekt i AKSHIT që lëvroi rreth 275 milionë lekë ( të vjetra) garantoi se në Shqipëri për herë të pare do të hapej një qendër laboratorike e sigurisë ushqimore dhe shendetit të kafsheve. Zyrat e këtij laboratori fantazme teorokisht gjenden në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Praktikisht në këtë laborator nuk ka dale asnjë lloj analize e produkteve ushqimore.
Përse? Sepse për sigurinë ushqimore nuk është blerë de fakto asnjë pajisje e duhur që të kryejë testet përkatëse.
Cfarë është blerë ? Janë blerë kapa ( pajisje të tjera jo funksionale) që shërbejnë për dicka tjetër .
Me cfarë cmimesh?
-Një blender shtrydhës frutash me cmim 600 mijë lekë; 2 herë 600= 1 milionë e 200 mijë lekë (foto 1)
-Dollap për ruajtjen e reagentëve , që janë pa aspirim , pra thjesht dollapë me cmim ;të dy 1 milionë e 728 mijë lekë ( të vjetra); (foto 2)
-Pajisje të modelit të vjetër dhe për to nuk ka kite në treg, pra të moshës 40 vite më parë; cmimi 8 milionë e 700 mijë lekë (foto 3)
-Pajisje e cila nuk ka kryer asnjë lloj analize për shkak se i ka reagentët shumë të shtrenjtë; është blerë 93 milionë e 600 mijë lekë edhe kjo jashtë funksionit dhe në pritje të një specialisti që ta rregullojë ( foto 4)
– mikropskopë me cmimin 3 milionë secili
-konxhelator me cmim 5 milionë e 760 mijë lekë ; ndryshe frigorifer me ngrirje ( i vetmi që punon)
– vorteksi , përzierës trëtësirash me cmimin 1 milionë e 500 mijë lekë secili
E të tjera…; të tilla si blerje gjysmake pa set, apo blerje të banjo marisë 1, 5 milionë lekë!!!
Pra …
Ajo që u propozua që të ngrihej në kërkim dhe shërbim për të tretët dhe njëkohësisht për të shërbyer si qendër reference për diagnostikën laboratorike veterinare dhe sigurinë e produkteve me origjinë shtazore në Shqipëri, është vetëm imazhi i një qendre laboratorike në Universitetin Bujqësor të Tiranës që u vizatua në avull nga krerët e Univestitetit Bujqësor
Një rast i pastër i vjedhjes së fondeve të shtetit. Madje listë pagesat tregojnë se po paguhen njerëz fantazmë që sknë punuar asnjë ditë në një laborator që nuk funksionon!
Ekziston vetëm një dhomë për Sigurinë Ushqimore e cila nuk përmbush standardet minimale për realizimin e analizave, që nga infrastruktura (sheshi, muret, tavolinat e punës,etj.), apo dhe ndarja e saj në dhoma të ndryshme për kryerjen e analizave ushqimore në varësi të produktit ushqimor që do testohet.
Natën e mirë 275 milionë lekë kudo që të jeni !