Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka akuzuar ambasadoren shqiptare në Greqi se ka vjedhur lulet në Ambasadën Shqiptare.
Me anë të një statusi në Facebook, Zinxhiria shkruan se ambasadorja bleu lulet për vilën ku edhe qëndron, por gjysmat e tyre përfunduan në shtëpinë e saj.
“Edhe një skandal tjetër ka ndodhur me Adriana Hobdarin, ambasadore në Athinë. Kjo zonjë nga paratë e emigrantëve shpenzoi 600 euro për blerjen e disa luleve, nga te cilat gjysmat i coi në vilën e saj,”-shkruan gazetari.
Më tej në denoncimin e tij, Zinxhiria shkruan se ambasadorja Hobdari ka pasur edhe një incident në kufirin e Kakavijës para 4 ditësh, i cili po verifikohet.
Postimi i plotë:
Greqi/ Ambasadorja shqiptare vodhi lulet e ambasadës…
I paguajmë vilën 2200 euro aq sa
edhe rroga mujore e kryeministrit shqiptar nuk mjafton, por na vjedh dhe lulet
në ambasadë…
I bleu për ambasadën por gjysmat perfunduan ne shtepine e saj…
Nuk është shpifje por një realitet që ndodh me këta dipllomatët tanë për një
jetë luksi të shfrenuar, pa personalitet dhe dinjitet, aq sa vene dorë edhe në
pronën që nuk i takon.
Edhe një skandal tjetër ka ndodhur me Adriana Hobdarin, ambasadore në Athinë.
Por këtë radhë përsëri për shpërdorim detyre, ashtu siç veproi me pare që pagoi
74 mijë euro për lyerjen bodrumit te kthyer ne konsullate dhe te nje zyre
pritjeje.
Emërimi i kësaj zonjë nga ish-ministri Bushati, sot nuk njeh limite dhe kufi ne
shpërdorim të parave, duke na treguar se nuk ka frikë dhe nuk pjerdh njeri për
veprimet e saj në kundërshtim me shkeljen e ligjit.
Siç kam denoncuar më parë kjo zonjë nga paratë e emigrantëve shpenzoi 600 euro
për blerjen e disa luleve, nga te cilat gjysmat i coi në vilën e saj ( shih
foton).
Kjo mostër e ardhur nga “Made in Albania” edhe kopështarin Argjiri që kujdeset
për lulet e ambasades e ka zgjedhur te jete grek, jo se ka ndonjë gjë të keqe,
por për të mbuluar gjithcka, pasi ky që paguhet për sherbimet qe ben ne
ambasadë shkon edhe te kopështi i kësaj zonje…
Si egoiste dhe beqare taksëpaguesit shqiptarë i paguajnë 2200 euro qera mujore
për vilën ku jeton, i paguan dhe kopështarin që kujdeset për bahcen e saj, si
edhe shpenzimet e tjera. Por si cingune qe eshte dhe e pangopur shkon edhe
vjedh lulet që ishin për ambasadën dhe i con ne shtepinë e saj.
Nëse kjo nuk quhet vjedhje dhe kjo mostër, atëherë çfarë mund të jetë?
Politika shqiptare duhet te jetë e kujdeshme me të tilla mostra që nuk kanë cip
dhe dinjiotet, që nuk i tremben askujt, që krijojnë incidente me policinë greke
në kërkim të arrestimit te gazetarve që denoncojnë të tilla veprimi turpi.
Por mbi te gjitha është politika jonë korruptive me me krye Presidentin qe ende
nuk firmos shkarkimin e kesaj, të kërkuar nga kryeministri pasi me parë u
pezullua për procedim penal. Po në Shqipëri jetojmë në një katund të Evropës ku
gjithçka ndodh, ku njerëz te veshur me pushtet mund te bëjnë gjithçka.
Nese kjo femër ka dinjitet dhe personalitet pres ta përgenjështrojë…këtë në se
është shpifje…!
Gjithashtu flitet për një incident me këtë zonjë që ka ndodhur në kufirin e
Kakavijës para 4 ditësh, të cilën po e verifikojmë…