Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka hedhur akuza ndaj kandidatit të PS-së, Gjergji Goro, duke theksuar se nga ana e tij dhe e familjarëve të tij po ushtrohet shantazh ndaj qytetarëve dhe shpërndahen para në këmbim të votës.
Në daljen për mediat, ai nuk la pa përmendur arrestimin e Fredi Belerit, duke thënë se e gjitha është një orkestrim i vetë Ramës.
“Denoncoj presionin dhe ofrimin e parave nga familjaret e Goros. Ata që kanë arrestuar kandidatin tonë, ai që dirigjon këto incidente është Rama. Shkoni dhe shikoni makinat luksoze në qendrat e votimit në Himarë. A jemi ne ata që t’i theksojmë policisë që duhet të zbatojë ligjin, këto janë elementare. Nuk kemi denoncime për pengesa në kalimin kufitar, duke ecur normalisht ardhja e votuesve.”