Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dentisti arrestohet për vrasjen e të dashurës modele me mbidozë anestetikësh 

22:40 / March 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dentisti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një dentist nga Maryland, SHBA është akuzuar për vrasjen e të dashurës se re ish-paciente, duke i dhënë një dozë fatale anestetikësh në formë intravenoze. 48 vjeçari James Ryan, kirurg oral në Germantown, akuzohet për vrasjen e 25-vjeçares Sarah Davis, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Clarksburg më 26 janar, raporton rrjeti vendas WBAL-TV. Ai përballet gjithashtu me akuza te pakujdesisë dhe zotërimit të substancave të kontrolluara me qëllim shpërndarjen e tyre për përdorim individual.

Policia gjeti flakonë të anestetikëve të fuqishëm që krijojnë varësi si propofol, ketaminë, diazepam e midazolam në shtëpinë e Ryan, tha dje kreu i policisë së Montgomery, Marcus Jones. Ata kishin gjetur gjithashtu age hipodermike, shiringa dhe shtrënguese krahu.

“Shihet nuk ishin tipi i mjekimit që shpërndahen normlisht në farmaci por përdoren në mjedise klinike ose kirurgjike”, shtoi Jones sipas  Washington Post.

Mënyra e vdekjes së Harris u etiketua si “e papërcaktuar” nga mjeku ligjor, si dhe intoksikim nga ketamine e diazepam. Hetuesit zbuluan gjithahtu mesazhe të shumta mes Ryan e Harris që tregonin se vajza i kërkonte mjekut droga të ndryshme nga klinika e tij. Dentisti përgjigjej se “do t’i gjente për të”.

“Dr. Ryan jepte gjithashtu udhëzime sesi mund të përforcoheshin efektet e disa prej drogave që i jepte,” shtonte Jones sipas rrjetit  WTOP.

Ai përmendte gjithashtu se do të dillte nga klinika lëngje saline, shiringa apo serume të varura për administrimin e drogave apo reperimin nga efektet e tyre, shtonte zyrtari. Jones shtoi se Harris i kishte dhënë viktimës anestetikun ketamine, teksa ajo ishte në gjumë.

E reja ishte një ish-paciente e Ryan dhe kishte nisur të punonte me të si ndihmëse në klinikën Evolution Oral Surgery, duke u bërë më pas e dashura. Harris përshkruhej nga e përditshmja Daily Mail  si një aspirante për modele që kishte konkuruar në kompeticionin e bukurisë  Miss Maryland Petite në mars 2021. Dokumemtet tregonin se mes mesazheve të zbuluara nga familjarët e viktimës ishte dhe një ku në 14 nëntor 2021, shkruhej, “Mund të marrësh dhe ca propofol e ketamine, të lutem?”

Ryan ishte përgjigjur, “OK.”

Harris ishte përgjigjur, “Falemnderit i dashur ,” por më pas shtonte, “më fal, më duhen edhe ca shiringa .”

Kreu i policisë Jones, shtonte se familjarët e Harris kishin vërejtur ndryshimet e saj fizike dhe faktin se nuk dukej më e shëndetshme.

“Në një prej rasteve ata e kishin gjetur në një gjendje të ndryshuar ndërgjegjeje dhe se krahët i kishte të mbushura me shpime gjilpërash dhe gërvishtje,” shkruan rrjeti  Bethasda Magazine.

Autoritetet thanë se nga bisedat e tyre kuptohej se vajza kishte pësuar nje tjeter mbidozë në dhjetor, por nuk u gjetën prova për këtë në thirrjet e emergjencës. Në përgjigje të pyetjes nëse vdekja e Harris mund të ishte një “vetëvrasje e asistuar”, zyrtarët thanë se nuk kishin gjetur prova për këtë.

Jones shtonte: “Më shqetëson fakti se ai bëri këtë me pacienten dhe ne arritëm ta zbulonim, por kjo mund të mos jetë viktima e tij e vetme”.

I pyetur nëse Ryan po bashkëpunonte me hetuesit, Jones shtoi: “Nuk mund të them se është tërësisht i hapur për bashkëpunim, por nuk duket i surprizuar nga akuzat”.

Autoritetet nuk kanë thënë nese vetë Ryan përdorte drogat ilegale, por një nga avokatët e tij tha se ka marrë trajtim për varësi dhe çështje të shëndetit mendor.

Hetimet vijojnë.

SA 1 3
misi

arresztohet dentosti E dashura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.