Një 32-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e të hënës në Bulqizë.
E reja është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës dhe nga kqyrja e trupit të viktimës nuk ka dëmtime apo shenja dhune.
M.F., 32 vjeçe nga Bulqiza dyshohet se vuante nga depresioni dhe është vetëhedhur në lumë.
NJOFTIMI PARAPRAK
Bulqizë / U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si “ngjarje aksidentale”, pasi rreth orës 21.30, datë 10.09.2019, është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës shtetasja M.F, 32 vjeçe, banuese në Bulqizë. Nga kqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.