Vetëm pak ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, grupet e punës së Partisë Demokratike janë organizuar dhe kanë dalë në terren, duke zhvilluar takime me qytetarë.
Ata i kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen në protestën që do të mbahet më 7 korrik.
Takimet e mbajtura në zona të ndryshme të Shqipërisë, kanë shërbyer për informimin e qëllimit të kësaj proteste.
Deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Kryesisë dhe Sekretariateve në takimet me qytetarët, kanë zhvilluar edhe bashkëbisedim me strukturat në bazë.