Debate dhe tensione në seancën e fundit plenare të këtij viti. Pas disa debateve për çështjen e grupit parlamentar të PD, deputetët e Rithemelimit si Noka, Spaho, Bylykbashi janë ngritur nga vendi dhe kanë shkuar në foltore. Menjëherë është afruar dhe garda.
Tritan Shehu dhe Flamur Noka i kërkuan kryeparlamentares Lindita Nikolla që të diskutohen disa projektligje të propozuara nga Partia Demokratike. Gjithashtu, Noka kërkoi dhe nga Nikolla që të tregojë dokumentin që vërteton se ka kërkuar që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së.