Deputeti Agron Malaj, gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Matit ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme për qytetin, duke e transformuar atë rrënjësisht.
Sot ai ka ndarë me ndjekësit e tij pamje nga sheshi “Ahmet Zogu”, ku punimet po ecin me ritme të shpejta, për t’u shndërruar në një hapësirë dinjitoze dhe moderne në shërbim të qytetarëve.
“Punimet në Sheshin “Ahmet Zogu” Burrel po ecin me ritme të shpejta.
Ka përfunduar mbi 70% e punës dhe shumë shpejt matjanët dhe jo vetëm do të kenë një hapësirë dinjitoze dhe moderne në shërbim të tyre.
Sheshi “Ahmet Zogu” është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm të Bashkisë Mat dhe Fondit Shqitar të Zhvillimit për të cilët ndjehem çdo ditë e më shumë krenar”, shkruan Malaj.
