Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi përflitet se do të bëhet pjesë e “Dancing with the Stars”.
Mendohet se Korreshi ka pranuar ofertën e “Top Channel” për t’u bërë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”, shkruan “Vip Magazine”.
Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.