Deputeti Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi. Lajmin për shërimin e tij e ka dhënë i vëllai, moderatori dhe këngëtari i njohur, Turjan Hysko.
Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë me dije se Elio ka rezultuar negativ pas tamponit të bërë.
“Nuk ma merrte mendja që do të gëzohesha kaq shumë kur të më etiketonin vëllain si “negativ”,“-shkruan moderatori.
Hysko u infektua me COVID-19 më 28 korrik, bashkë me kolegët e tjerë, Enver Roshi dhe Ralf Gjonin. Të tre munguan në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.