Ish-ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi ky i fundit e përmendi në konferencën e tij për media ku foli për grupin terrorist që kreu sulme në Kosovë dhe ku mbeti i vrarë një polic, si dhe u plagosën dy të tjerë.
“I dashur president Vuçiç! Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe kryerësit e veprës. S’më interesojnë nacionalitetet dhe etnitë fare. Së bashku kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, ka shkruar Roth në përgjigjen e tij ndaj presidentit serb.
Vuçiç komentoi deklaratën e deputetit gjerman, i cili tha se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse përsëri për vrasjen e policit kosovar.