Pas vizitës së tij të punës në SHBA, deputeti i opozitës së djathtë Alban Zeneli, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, se universiteti amerikan, Catholic University of New Spain në Florida, SHBA e ka vlerësuar atë me titullin Profesor Nderi.
Titulli Profesor Nderi i është dhënë deputetit Alban Zeneli si vlerësim për kontribute dhe merita të çmuara në fushën e sigurisë dhe për përparimin e demokracisë e betejave opozitare institucionale dhe properëndimore në Shqipëri.
Ja edhe postimi i plotë i deputetit Alban Zeneli në facebook, së bashku me fotot e ceremonisë së akordimit të titullit nga Rektori i Universitetit:
Të dashur miq,
Gjatë vizitës së punës që zhvillova në SHBA, përveç takimeve në NYC dhe në Washington DC, ku pata rastin të takohem me shumë miq të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga institucione e organizma të ndryshme nga Departamenti i Shtetit deri në Kongres e Senat, kam patur nderin edhe të jem i ftuar nderi në Forumin për Diplomacinë, Demokracinë dhe Paqen të Organizuar nga Catholic University of New Spain në Florida.
Kam kënaqësinë tju njoftoj se ky Universitet nëpërmjet Rektorit të tij më ka nderuar edhe me titulli Profesor Nderi i Catholic University of New Spain në Florida.
Ky titull u dha si vlerësim për kontribute dhe merita të çmuara në fushën e sigurisë dhe për përparimin e demokracisë e betejave opozitare institucionale dhe properëndimore në Shqipëri.
Ndihem i nderuar dhe vlerësuar pamasë nga gjithçka u realizua gjatë kësaj vizite pune në SHBA.
SHBA janë dhe do të mbeten miku më i madh i shqiptarëve dhe YLLI I VETËM POLAR i Shqipërisë dhe shqiptarëve për demokratizim dhe për përmbushjen e aspiratave tona kombëtare.
Zoti i Bekoftë SHBA.
🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸
🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
✌✌✌✌