Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputeti i PS, Xhafaj kundër arnimit pa analizë! Gjyqtarët kërkojnë të dalin 75 vjeç në pension

17:05 / December 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1765899698 reformanedrejtesikr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtarët kërkojnë që të dalin në pension 75 vjec, element ky që sipas tyre do të ndihmojë në uljen e stokut të dosjeve që presin për gjykim. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj tha se ky është problemi më i madh i drejtësisë sot, dhe shfaqi rezerva për disa ndryshime që mazhoranca kërkon tu bëjë ligjeve të reformës, për arsye teknike.

Në mungesë të opozitës, komisionet parlamentare vijuan punën, përfshirë dhe prezantimin e dy nismave ligjore që prekin për herë të parë dy ligje bazë të reformës në drejtësi. Edhe pse propozimet e socialistëve kanë natyrë teknike, ato hapën debate në Komisionin për Mbikëqyrjen Institucionale të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ku pyetja kryesore është: a i japin këto ndërhyrje zgjidhje problemit më të madh që është numri i lartë i dosjeve që presin gjykimin?

“Nga Unioni i Gjyqtarëve na ka ardhur një propozim që mosha e pensionit për magjistratët të shtyhet në 75 vjeç. Për fat të keq, kjo çështje ka shkuar ne emergjencë”, tha Olsi Komici. “Nuk ka problem më të madh se ky, por a e zgjidhin këto ndërhyrje ligjore?”, tha Fatmir Xhafaj. Po ashtu Xhafaj i cili udhëhoqi 10 vjet më parë reformën në drejtësi, është kritik ndaj një ndërhyrjeje pa një analizë të plotë, edhe pse kjo bëhet për të plotësuar kushtet e Bashkimit Evropian. “Çfarë ka ndodhur? KLGJ dhe KLP nuk kanë bërë punën e tyre dhe ne ndërhyjmë për një zgjidhje përjashtuese për krerët e gjykatave dhe prokurorive. Po sikur të ndodhë prapë në të ardhmen kështu?”, tha Fatmir Xhafaj.

Duhet një analizë e thellë e këtij 10 vjeçari, që të mos bëjmë ndryshime të ndryshimeve, është e dëmshme. “Vendosim filtra të fortë për pasurinë, dhe lidhjet e anëtarëve jo magjistratë në KLGJ e KLP”, Olsi Komici. “Ne i futëm aty anëtarët nga avokatia, akademia apo shoqëria civile që të sjellin më afër interesin qytetar. A e zgjidh kjo ndërhyrje këtë? E garanton profesionalizimin?”, tha Xhafaj.

fatmir xhafaj gjyqtarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.