Deputeti Luan Baçi është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Baçi është parë mëngjesin e sotëm të hyjë brenda ambienteve të SPAK.about:blank
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së deputetit të Rithemelimit në SPAK. Deputeti ka deklaruar se disa muaj më parë, se ka qenë dhe herë tjetër në SPAK, pasi ndaj tij kishte një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për fshehje pasurie.
Baçi do të thoshte në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon se denoncimi ishte bërë nga një ‘patronazhist në Fier’.
Herën e kaluar në SPAK, Baçi tha se kishte bërë një deklarim pasurie, pasi këtë ia kishte kërkuar një ‘oficer i SPAK’.