Deputeti i PD-së, Ivi Kaso në fjalën e mbajtur në Foltoren e PD para Kryeministrisë, tha se Rama duke mos shkarkuar Ballukun po mbron veten e tij. Sipas Kasos, kryeministri Edi Rama i druhet përballjes me drejtësinë pasi do t’i duhet të japë llogari për shumë çështje të tjera për të cilët vartësit e tij tashmë janë nën hetim apo të izoluar.
”Së pari në asnjë vend s’ka ndodhur që zv.kryeministri të jetë i pandehur dhe të merret në mbrojtje nga shefi kryeministër. Ai ose jep dorëheqjen ose shkarkohet. Duhet ta kemi të qartë se me refuzimin e tij për të shkakruar Ballukun rmaa po mbron veten e tij. Ai kërkon të krijojë një precedent të rrezikshëm që rreket të mbrojë jo vetëm atë, por çdo hajdut dhe zullumqar pushteti në këtë vend. Komisioni i Venecias e ka shprehur qartë qëndrimin e tij se askush nuk është mbi ligjin kur bie fjala për vepra të rënda penale siç është korrupsioni.
Rama e di mirë që me arrestimin e Ballukut, sado e cunguar të jetë drejtësia në këtë vend, më pas do të kërkohet koka e tij. Në rast se futet në morsën e drejtësisë, ky njeri që uzurpuar këtë godinë, do t’i duhet të përgjigjet për shumë e shumë krime të tjera. Rama është shefi i të gjithë atyre që janë sot nën hetim apo pas hekurave dhe duhet ta ndajmë njëherë e përgjithmonë, shefi ose di dhe është i korruptuar ose nuk di dhe është i mangët nga mend e kokës dhe nuk bën për atë punë. Në çdo rast duhet të iki.
Ramës nëse do të vihet përpara përgjegjësisë së drejtësisë, do të duhet të përgjigjet dhe për grabitjen e pronave publike. Do të vazhdojmë të dalim në këtë foltore për të drejtën e fjalës dhe për të vërtetën që me çdo kusht duhet thënë. Qytetarët, demokratë ose jo nuk udhët të dekurajohen”, tha Ivi Kaso.
