Deputeti nga listat e PD-së , Kujtim Gjuzi, i cili u betua në Kuvendin e Shqipërisë një ditë më parë, tha se ka një simpati të madhe për ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Sipas tij, çdo shqiptar që ka një hall i drejtohet ish-liderit historik të selisë blu duke i kërkuar ndihmë. Ai foli edhe për orën që mban në dorë, ndërsa shtoi se e përdor atë në rast festash.
Pjesë nga biseda:
Gjuzi: Ne jemi me NATO dhe unë jam paqësor. Ora është superatlantike. Kjo orë ka 44 vite që rri në komodinë. E përdori në festën e Amerikës, mbretëreshës, festat kombëtare.
Kjo orë iu ka ndihmuar?
Gjuzi: Patjetër që më ka ndihmuar, sepse është numërim mbrapsht i Edi Ramës. Pse kostumi kështu, sepse kanë arritur konservatorët pas 80 vitesh të futen në Kuvend. Çdo njeri kur ka hall të madh në Shqipëri, i drejtohet Sali Berishës.