Deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë një deklaratë të fortë. Ai u shpreh se presidenti Ilir Meta ka udhëtuar në maj të vitit 2010 drejt Basar Al Asaad për të sjellë në Tiranë 270 milionë dollarë.
Sipas tij kjo është një nga arsyet përse ai do të votojë pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
“E kam thënë në 2017 kur të gjithë ju vinit vërdallë në çadër e thonit ça kërkonit në çadër. Kam thënë që Ilir Meta nuk duhet të merrte postin e Presidentit. Sepse në maj të vitit 2010 udhëtoi pa këshillim euroatlantik drejt Damask, Siri, te Basar Al Asaad për të sjellë në Tiranë 270 milionë dollarë.
Kjo është hera e parë që nuk ka dalë asnjëherë. Pasi udhëtoi në SHBA dhe ndenji dy javë dhe nuk siguroi dot një takim me Hilary Klinton. Në Romë i dolën disa miq i thanë që nuk është mirë të shkosh poshtë është mirë të kthehesh në Tiranë dhe ai nuk i dëgjoi dhe jemi në këtë situatë.”, u shpreh Gjuzi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV.