Prej dy vitesh Linda Rei i kishte rralluar daljet në televizion dhe po shijonte jetën e saj të re në Maltë. Por pavarësisht kësaj, Linda është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku tërheq menjëherë vëmendjen dhe komentohet shumë.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një emision televiziv, ku pati një debat me kryetarin e Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzin. Gjatë debatit në studio, ky i fundit u shpreh se Linda Reit nuk i gjendet mosha.
Por një ditë më par, Linda ka vendosur që të zbulojë se sa vjeç është. “Nuk më dihet mosha. (qesh) Hej, ky është kompliment. Nejse, nuk është sekret, jam 30 vjeçe.”- ka treguar Linda Rei për “Panorama Plus”, duke e bërë kështu të ditur për të gjithë moshën e saj.
