David Warburton është shtruar në një spital psikiatrik, disa orë pasi u përball me akuzat për ngacmim seksual dhe abuzimin me drogën. Babai i dy fëmijëve i martuar është përjashtuar nga deputet i konservatorëve ndërsa ishte nën hetim mbi akuzat e bëra ndaj për ngacmim seksual.
Gruaja e tij Harriet, e cila është gjithashtu asistentja e tij ka reaguar duke thënë se burri i saj po trajtohet pasi ka pësuar “shok të rëndë dhe stres”, dhe nuk bëri komente të tjera.
Warburton po përballet me akuzat se ka ngacmuar seksualisht një grua duke hyrë në shtratin e saj pasi kishte marrë kokainë. Sipas një fotoje të shpërndarë për mediat tregon deputetin teksa merrte kokainë.
Warburton dyshohet se ka ngacmuar seksualisht grua më të re të cilën e njohu përmes aktiviteteve politike. Ajo thotë se ai ishte i dehur dhe donte që ai të largohej pas episodit të orëve të para.
Teksa u kthjellua, ajo pretendon se doli nga dhoma e saj e gjumit pasi pa se Warburton ishte lakuriq. Një zëdhënës i Zyrës së Konservatore tha: “Deputetit David Warburton i është hequr mandati i deputetit ndërsa hetimi ndaj tij vazhdon”.
Akuzat janë duke u shqyrtuar nga Skema e Pavarur e Ankesave të Parlamentit (ICGS), shkruan Daily Mirror.
Ndërkaq, ministri i kabinetit Grant Shapps në një intervistë për Sky News, tha se : “Partia, mendoj se ka tërhequr mandatin e tij dhe e ka vënë këtë nën hetim. Unë nuk kam asnjë informacion të mëtejshëm për këtë, përveç asaj që kam lexuar në media. Natyrisht, çdo akuzë si kjo duhet të merret me shumë kujdes, por të gjitha faktet do të duhet të nxirren gjithashtu”, u shpreh Shapps.