Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri u shpreh se presidenti Ilir Meta ka bërë një sërë shkeljesh në Kushtetutë dhe për këtë arsye, shkarkimi i tij duhet të jetë i panegociueshëm.
“Atëherë po jua citoj vetëm disa pika të vogla të raportit që i kemi dorëzuar komisionit hetimor. Presidenti i Republikës ka cënuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit, në kundërshtim të nenit 2, pika 1 të Kushtetutës. Ka shkelur Kushtetutën dhe ka marrë targetin të sovranit dhe Kuvendit. Është sjellë arbitrarisht me pushtetin, përkrahë natyrës së republikës parlamentare, në kundërshtim me nenin 1 pika 1 e Kushtetutës. Ka anuluar datën e zgjedhjeve në kundërshtim me nenin 92 germa gj, e Kushtetutës, dhe në nenin 8, 9, 10 e Kodit Zgjedhor. Ka cënuar parimin e periodicitetin e zgjedhjeve, në kundërshtim të nenit 1, pika 3 dhe nenin e 109 të Kushtetutës. Ka cënuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet, nga një qeverisje e dala nga zgjedhja të lira, në kundërshtim të nenit 1 pika 3 e Kushtetutës. Ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet. Ka cënuar parimin e të drejtës së qytetarit si sovranin për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Mjaftojnë që këto katër-pesë pika që ju përmenda, tregojnë qartë që Presidenti i Shqipërisë, ka kaluar kompetencat dhe ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Por për mazhorancën parlamentare, ky president sot në marrëveshjet me Edi Ramën, nuk paska shkelur Kushtetutën. Data 30 qershor nuk paska pasur problem, sepse këto i morën 61 bashkitë dhe qenkan dakordsuar me njëri-tjetrin, për të mos e votuar shkarkimin e Presidentit të Republikës, ku Komisioni i Venecias e thotë qartë që është shkelur Kushtetuta”, shprehet Halit Valteri për Top Talk.