Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Deputetja e Dibrës/ Mijëra pacientë janë shëruar nga ujërat termale të Peshkopisë

22:47 / September 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eja në Dibër! I tillë është apeli i deputetes së Qarkut Dibër, Almira Xhembulla. Në postimin e saj thuhet se ujërat termale të Peshkopisë kanë shëruar mijëra pacientë nga Shqipëria dhe vendet fqinje. Ajo shkon më tej kur përmend sëmundjet që kurohen nga këto ujëra. Edhe më herët Xhembulla i ka mbështetur subjektet private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në llixhat e Dibrës.

Postimi i plotë:

Dibra ka një pasuri të paçmuar, prej së cilës përfitojnë jo vetëm banorët e zonës, por vizitorë nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e më gjerë.

Janë më mijëra pacientë që kanë gjetur shërim në ujërat termale të Peshkopisë.

Llixhat e këtij qyteti janë nga më të rrallat në botë për nivelin kurativ që kanë. Problemet me gjymtyrët, mëlçinë e zezë, guri në tëmth, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, problemet me lëkurën, reumatizmi, deformimet e gjymtyrëve, etj., janë vetëm disa nga sëmundjet që mund të gjejnë kurim në këto ujëra. Kjo qendër ka një staf shumë të përgatitur mjekësor të cilët ju shërbejnë pacientëve dhe vizitorëve me përkushtim.

Të pozicionuara midis dy shpateve malore plot gjelbërim, shërbimi i tyre plotësohet edhe me mundësitë shumë të mira që ofrojnë hotelet përbri tyre.

Ky është kulmi i sezonit të frekuentimit të llixhave, ndaj edhe unë i ftoj të gjithë turistët vendas dhe të huaj t’i shfrytëzojnë ato.

E bindur se do të gjeni shërbimin cilësor, duke nisur që nga mikpritja dibrane e deri tek profesionalizmi në trajtim, me ushqime organike vendase dhe çmime ekonomike të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër.

Almira Xhembulla mijera paciente ujerat termale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.