Konfirmohet vota e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, Fatjona Dhimitri, për marrëveshjen e 5 qershorit.
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Dhimitri shpjegon arsyet e këtij votimi.
Ajo thekson se nuk do të bëhet pjesë e lojrave të Edi Ramës.
Statusi i plotë
Konfirmoj VOTËN PRO Marrëveshjes së 5 qershorit 2020!
1.Votoj PRO Marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dakortësuar ne Këshillin Politik dhe noterizuar nga Partnerët Ndërkombëtarë të cilët janë udhërrëfyesit tanë në rrugën drejt Bashkimit Europian!
2.Votoj PRO Marrëveshjen e dakortësuar me 5 qershor 2020 dhe jam kundër çdo ndryshimi që cënon interesat kombëtare dhe ato të qytetarëve të vendit tim.
3.Kulisat e tjerë me pretendim të ndryshimeve kushtetuese që nuk kanë noterizimin e ndërkombëtarëve dhe nuk reflektojnë interesa përfaqësimi për qytetarët, përsa kohë unë të kem një votë ne Kuvend nuk do të votohen prej meje!
4.Çështja e sistemit zgjedhor po keqpërdoret nga Edi Rama për të arritur objektivat e veta politike.
5.Unë nuk mund të mbështes kurrë një propozim që heq koalicionet parazgjedhore dhe ndihmon Edi Ramën. Unë nuk jam në Kuvend për të bërë lojërat e Edi Ramës.
6.Unë besoj tek Europa dhe nuk mund të pengoj procesin e integrimit europian të vendit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar dhe mbështetur nga faktori ndërkombëtar nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi.
- Konsensusi i arritur më 5 Qershor 2020 mes forcave kryesore politike në vend, është i vetmi kusht i plotësuar në procesin e hapjes së negociatave. Nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje.
- Si deputete jam e ndërgjegjshme se veprimi im i shërben stabilitetit të vendit, i shërben rrugës europiane të Shqipërisë.
- Theksoj se do të votoj pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor sipas dakortësisë së 5 Qershorit 2020, pa asnje ndryshim!