Elda Hoti deputetja më e re e Kuvendit, e dalë nga radhët e LSI, u komentua shumë në media me lajmin e shtatzënisë.
Ditën e sotme deputetja ka bërë që e gjithë vëmendja të kthehet sërish nga ajo.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka zbuluar se fëmija I dytë që do të sjellë në jetë është djalë.
Këtë lajm deputetja ka vendosur që ta japë në ditëlindjen e vajzës së saj Amës, për të cilën me siguri është dhurata më e bukur.
‘Ama, do behet me vella Ne diten e saj te lindjes, ne i dhuruam kto foto te veçanta. Vellai eshte shoku me i mire ne jete, eshte nje bekim per çdo moter! Po vellai do jete me fat, qe do kete nje super moter si Ama Gëzuar ditëlindjen dielli i jetes tone’, shkruan Elda Hoti krahas fotos ku vihet re qartë barku i rrumbullakosur, ndërkohë që shihet krah bashkëshortit dhe vajzës.