Deputetja e PD Orjola Pampuri do të dilte sot në një deklaratë për shtyp nga selia blu sot në orën 14:00.
Mirëpo, vetëm disa minuta më parë, zyra e shtypit të PD ka njoftuar se konferenca është shtyrë për ditën e nesërme.
Zyrtarisht PD nuk e ka një sqarim për anullimin e papritur të konferencës që ka ngjallur menjëherë interes mediatik.