Deputetja e PS, Evis Kushi e ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin”, foli në lidhje me vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Athinë ku dhe zhvilloi një takim më emigrantët që jetojnë atje.
Ajo theksoi se për eventin që u mbajt atje nuk është marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit duke shtuar se të gjitha financimet janë dhënë nga shoqatat në Greqi.
“Sot i madh e i vogël është krenar për atë që ndodhi në Athinë. Atje ftesa ishte publike. Nuk ishte takim partiak. Nuk është marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit por është bërë më mbështetje të shoqatave atje në Greqi. Nuk ishte me shpenzime të buxhetit të shtetit”-tha ajo.