Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputetja ukrainase: Çështje kohe para se Rusia të sulmojë Poloninë

17:08 / March 13, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine 41
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 35 persona u vranë dhe 134 të tjerë u plagosën sot nga një sulm rus me raketa.

Moska lëshoi rreth 30 raketa kruz në drejtim të Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë, një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore pranë kufirit me Poloninë, raporton VOA. Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara thanë se NATO do të përgjigjet me forcë nëse Rusia godet territorin e një vendi të aleancës perëndimore.

Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim të fortë kundër Rusisë pas sulmit të saj në bazën ushtarake afër kufirit me Poloninë. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Rusia do të përballet me një përgjigje të fortë nga NATO nëse sulmet e saj në Ukrainë kalojnë kufijtë e saj dhe godasin territoret e vendeve të aleancës perëndimore.

“Presidenti Biden ka qenë vazhdimisht i qartë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët e tyre për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s.”

Ai tha se NATO do të përgjigjet edhe nëse Rusia godet në mënyrë aksidentale territorin e një vendi të NATO-s.

Sulmi ndaj bazës ushtarake pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë pason një kërcënim të Rusisë për goditjen e dërgesave të armëve nga Perëndimi në mbështetje të luftëtarëve ukrainas.

Të shtunën, një diplomat i lartë rus tha se Moska kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se i konsideronte dërgesat e huaja të pajisjeve ushtarake në Ukrainë objektiva ‘legjitime për t’u goditur’ nga ana a saj.

Në bazën ushtarake, që ndodhet jo shumë larg Lvivit, NATO ka zhvilluar në të kaluarën stërvitje ushtarake me trupat ukrainase dhe ka dislokuar instuktorë ushtarakë për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës.

“Sot rajoni i Lvivit u godit me raketa. Sipas të dhënave paraprake, më shumë se 30 raketa u lëshuan në drejtim të zonës. Sistemi i mbrojtjes ajrore funksionoi dhe arriti të interceptonte disa raketa. Qendra e trajnimit në Yavoriv ishte në shënjestër të sulmit”, tha guvernatori i rajonit të Lvivit, Maksym Kozytskyi.

Ai tha se ky sulm rus është një dëshmi se Ukraina ka nevojë për ndihmën e NATO-s për mbrotjen e hapësirës së saj ajore.

“Për këtë arsye ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje NATO-së që të mbyllë hapësirën tonë ajrore, sepse për të luftuar një armik që nuk sulmon vetëm me trupa por edhe me raketa kruz, është shumë e nevojshme të kemi një sistemi të mirë të mbrotjes ajrore”, tha ai.

Trupat e NATO-s në Poloni ndodhen rreth 25 kilometra larg bazës ushtarake ukrainase që u godit nga Rusia.

Polonia është një vend kyç për dërgimin e ndihmës ushtarake perëndimore në Ukrainë.

Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”.

“Rusët po përpiqen të zgjerojnë kufijtë e tyre dhe unë mendoj se brenda një kohe të shkurtër ata do të fillojnë të sulmojnë Poloninë. Rusia nuk është duke u ndalur. Ata do të vazhdojnë sulmet në të gjithë bllokun e vendeve të Evropës lindore për të rikthyer perandorinë ruse për të cilën ata kanë ëndërruar prej kohësh. Në thelb, kjo do të ishte një shpallje e luftës ndaj vendeve të Evropës dhe atyre të NATO-s”, tha deputetja e parlamentit ukrainas.

Ajo tha se do të nevojiten sanksione më të forta për të ndalur veprimet e Rusisë dhe i bëri thirrje Francës dhe Gjermanisë që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Moskës.

Sulmi rus ndaj Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar largimin e më shumë se 2.5 milionë njerëzve nga vendi.

Kremlini i përshkruan veprimet e tij si një “operacion special” për çmilitarizimin e Ukrainës. Kievi dhe aleatët perëndimorë e quajnë këtë një pretekst të pabazë për të nisur luftën.

deputetja sulmojne ukrainase
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.