Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetja Zhupa thirrje ministrit Gonxhe të mos firmosë transferimin e Butrinitit tek koncesionari

12:53 / February 13, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ina Zhupa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, informoi publikun në lidhje me disa ngjarje të fundit që lidhen me koncesionin e Butrintit. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Zhupa i bëri thirrje ministrit të Kulturës, Inovacionit dhe Ekonomisë, Blendi Gonxhja të mos firmos kalimin e Butrintit tek koncesionari pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese. Ajo denoncoi se në Butrint po u bëhet presion punonjësve të Butrintit të largohen pasi koncesionari do të marrë në punë punonjësit e vetë.

Deklarata e plotë

Ju falenderoj për pjesmarrjen, jam këtu për të informuar publikun në lidhje me disa ngjarje të fundit që lidhen me koncensionin e Butrintit. Sic e dini data 14 korrik 2022 përbën edhe Datën Efektive, sipas përkufizimit në Marrëveshjen midis MK dhe FMB. Sepse eshte data që është rrëzuar dekreti i presidentit Meta dhe ka kaluar ligji. Kjo periudhë eshte quajtur si nje periudhë tranzitore. Edhe sipas ligjit data efektive e transferimit të Butrinti, sic quhet afati përfundimtar i transferimi ështe data 14 shkurt 2024. Edhe kjo do duhet të firmoset nga ministri i ri i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit Blendi Gonxhe.

Pikerisht në lidhje me këtë afat jam njoftuar nga punonjësit e parkut kombëtar të Butrintit, që përfaqësues të AADF, koncensionarit, një është menaxheri i projekteve Ilir Parangoni, që ditën e premten ka zhvilluar një mbledhje dhe ju ka kérkuar punonjësve të japin dorëheqjen pasi që ata do e marrin për pak ditë dhe duan stafin e tyre. Ka dy muaj që punonjësve ju thuhet në rrugë informale që duhet të largohen por tashmë kanë kaluar në intimidime.

Si deputete e Sarandës dënoj me ashpërsi këto akte dhe do mbroj deri në fund punonjësit që ju bëj thirrje mos të intimidohen dhe mos të japin dorëheqjen. I njëjti menaxher i AADF, ështe ai që i dërgonte emaile një personaliteti botëror të UNESCO, si Giora Solar që mos fliste për planin e dikurshëm të paguar nga AADF por të fshehur sepse nuk parashikonte koncension.

Sot dua ti bëj thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë, institucione që duhet mbroj interesat e shqiptarëve, Z. Blendi Gonxhja, mos firmos transferimin e Butrintit tek koncensionari pa u shprehur Gjykata Kushtetuese dhe mos lejo koncensionarin tju bej presion punonjesve te shtetit.

Z. Gonxhe, mos u bëni pjesë e kësaj skeme kriminale, mos fimosni dorëzimin e Butrintit më 14 shkurt, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese po e shqyrton cështjen dhe ska ende një vendim. Mos e firmosni kur sot e dimë të gjithë nga raporti i UNESCO që UNESCO është kundër, që do të thotë se e gjithë skema është në kundërshtim me Konventën e Parisit dhe, për pasojë, me Kushtetutën.

Krenari që jeni angazhuar në Në vitin 1998, Blendi Gonxhe u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Edi Rama, për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshme të cilat u finalizuan me njohjen e Butrintit si Park Kombëtar. Edhe shume mire beni se arritje ka qene.

Nëse firmosni atë tranferimin, ju do firmosni copëtimin e parkut kombëtar të Butrintit në pjesë, një për koncenscionarin dhe ca për oligarkët, kjo ështe e kundërta e asaj që thoni me kokën lart se keni arritur në 1998. Mos firmosni tjetërsimin e historisë dhe identitetit kombëtar. Si ministër duhet të zbatoni kushtetutën dhe të ndiqni interesin publik,për këtë arsye nuk duhet të lejoni presionin e punonjësve të koncensionarit ndaj punonjësve të shtetit dhe nuk duhet ta trasferoni Butrintin ndërkohë që jemi në Gjykim Kushtetues. Ju faleminderit

ina zhupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.