Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Der Spiegel” shkruan për Skënderbeun: Si manipulimet e ndeshjeve shkatërruan futbollin shqiptar

17:22 / October 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekipi in skenderbeut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar sot vëmendje përsëri futbollit shqiptar, e sidomos temës së manipulimit të ndeshjeve. Duke marrë për bazë rastin e Skënderbeut, në versionin e saj online, ajo sot i ka kushtuar një artikull kësaj teme, me titullin “Si manipulimet e ndeshjeve shkatërruan futbollin shqiptar”.

Gazetari gjerman Hardi Grune, kishte vizituar Korçën dhe kishte dëgjuar nga tifozët versionin e tyre të ngjarjeve. ‘I gjithë qyteti u trondit. Me sukseset, krenaria erdhi në Korçë dhe tani gjithçka mbaroi”, tregoi një prej tyre për revistën gjermane. “Nuk dua të them se nuk ka ndodhur asgjë, se nuk ka pasur manipulime. Kjo është e sigurt. Por dënimi është absurd. Unë e di se çfarë do të ndodhë tani, në më pak se një vit, financuesi i klubit do të largohet. Ai do të dëshirojë që të shohë një fitim nga investimi i tij. Pastaj do të fiken dritat. Një katastrofe”, pranoi tifozi i klubit korçar.

Në këtë reportazh flet edhe gazetari i SuperSport, Andi Deçka, i cili insiston se problemet me manipulimet e ndeshjeve, kanë sjellë përfundimisht edhe braktisjen e stadiumeve nga tifozët. “Njerëzit nuk shkojnë më në stadium, pasi e shohin dhe nuk duan që të tallen me ta”, tha ai duke folur edhe për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. “Klika e tij sundon kudo, asnjë politikan nuk përballet me të”.

Ndërkohë, tifozët korçarë shohin një të ardhme shumë të zymte. “Problemi është lidhja e ngushtë mes politikës, sindikatave të basteve dhe mafies së drogës. Nëse nuk e kalojmë këtë, futbolli në Shqipëri ka vdekur”. 


Andi Deçka skenderbeu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.