Partizani dhe Tirana do përballen këtë të premte në orën 19:00 për raundin e gjashtë në Superligë. Ajo që bie në sy është që tifozët e kanë braktisur derbin.
Me dy skuadrat që i kanë bërë nisjen më të keqe të mundshme sezonit dhe ndodhen në zonën e mbijetesës, në stadium nuk priten më shumë se 5500 tifozë. Fakti që alarmon me nivelin e futbollit në Shqipëri lidhet me uljen e tifozëve nga një derbi në tjetrin.
Sa i takon anës sportive, Partizani me katër pikë (një fitore) mban vendin e tetë, ndërsa Tirana me vetëm dy pikë (asnjë fitore), ndodhet në vendin e fundit (10).
Tirana koleksionon: 26 trofe të kampionatit, 16 Kupa të Shqipërisë dhe 11 trofe të Superkupës.Në total 53 trofe të fituar
Partizani ka fituar: 17 trofe të kampionatit, 15 Kupa të Shqipërisë, 3 Superkupa dhe 1 trofe Ballkanik. 36 trofe të fituar
Në total të dyja klubet kanë fituar 89 trofe në histori.
