Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko “zbërthen” lëvizjen e Berishës: Provokim, ja mesazhi “i fshehtë”

23:22 / January 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nazarko 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Shpëtim Nazarko foli për vendimin e Berishës për të dërguar pranë KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Lista me 230 emra u dorëzua nga deputeti Flamur Noka ndonëse çështja për vulën mbetet ende në gjykatë.

Emrat janë protokolluar nga administrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Celibashi në seancë publike, pas vlerësimit të legjitimitetit të dy kërkesave të paraqitura nën siglën e PD. I pyetur në intervistën për Abc News lidhur me këtë, analisti tha se është një provokim nga ana e Berishës.

“Që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos pranojë duhet të ketë një vendim gjykate. Nëse Berisha merr si të mirëqenë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, ai e luan këtë lloj karte dhe thotë se jam vendim gjykate. Është një provokim i Berishës dhe thotë se unë mund të hyj këtu, me vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Që të pranojë një vendim të tillë KQZ duhet të bëjë nul vendimin e gjykatës që do të dalë më vonë por është e pamjaftueshme. Celibashi nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë qëndrim vetëm nëse ai merr parasysh vendimin e shkallës së parë të gjykatës.”, tha ai.

Kujtojmë që në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, kreu i KQZ-së, kur u pyet se cilën palë do të njohë në zgjedhje, tha se do të vlerësohet legjitimiteti i atij që do të sjellë dokumentacion në KQZ.

komisionere KQZ shpetim nazarko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.