Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Deri në qershor 2019, 1.4 milion shqiptarëve u skadon karta e identitetit

21:54 / January 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karta identiteti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri në muajin qershor 2019 skadon afati i kartës së identitetit për 1.4 milionë shqiptarë. Në disa dalje publike, opozita thotë se ky është shqetësim real dhe ndikon në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Por duket se qytetarët nuk kanë qenë të informuar se letërnjoftimet e tyre po skadojnë. Të ndodhur përballë kësaj situate, strukturat shtetërore kanë nisur një fushatë sensibilizimi. Megjithatë, Ministria e Brendshme dhe pushteti lokal kanë marrë edhe masa të tjera, për të mos u gjendur përballë një fluksi të madh aplikuesish me afrimin e qershorit. Posta Shqiptare, si pjesë e këtij bashkëpunimi mes institucioneve, iu bën apel qytetarëve të nxitojnë.

Nëse për kartat e identitetit mjafton vetëm kuponi në postë dhe paraqitja pranë kompanisë Aleat, e kundërta qëndron për pasaportat. Aplikuesit duhet të paraqiten pranë komisariatit që i ka nën juridiksion.

Për një pasaportë me procedurë të përshpejtuar çmimi është 18 mijë lekë. Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe Itali duhet të paguajnë nga 130 euro për t’u pajisur me pasaporta biometrike. Po aq duhet të paguajnë ata që jetojnë në Itali. Ndërsa ata që jetojnë në Belgjikë e Zvicër duhet të paguajnë nga 170 euro. 144 paund duhet të paguajnë shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe 240 dollarë ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Deri në datën e zgjedhjeve, shqiptarët kanë afro 6 muaj kohë për t’u pajisur me letërnjoftimet e reja, pasi në të kundërt nuk do të munden të votojnë. / p. h. /

Identiteti Karta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj: Gjuha shqipe, identiteti ynë kombëtar dhe trashëgimia që duhet ta mbrojmë me përkushtim

14:31 / November 15, 2025

Ambasadori i Gjermanisë: Identiteti gjinor e orientimi seksual, pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut

21:47 / November 6, 2025

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat e bankës

09:17 / October 4, 2025

Kryemadhi në SPAK: Kartat e mia i ka prokuroria që në fillim

13:40 / July 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.