Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dervishaj përplaset me gruan e Manecit: Ka dhunuar dy gazetarë

15:12 / October 3, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1759496384xfguyuu 696
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klodiana Shyti, bashkëshorte e Arben Mërkurit, i njohur me nofkën “Maneci” i vrarë në maj 2022, ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt. Në gjyq, Shyti tha se nuk e njihte rrethin shoqëror të bashkëshortit të saj dhe nuk ishte në dijeni të ndonjë aktiviteti të paligjshëm të tij. Dervishaj dhe avokati i tij, Ilia Ilia i kanë thënë dëshmitares së bashkëshorti i saj i ndier ka qenë vrasës me pagesë. Ata kanë thënë gjithashtu se që ‘Maneci’ ishte një vrasës me pagesë, e kanë bërë të qartë edhe mediat.

Shyti: Nuk e di pse jam këtu. Nuk e di pse më keni thirrur. Arben Mërkurin e kam pasur bashkëjetues. Nuk njoh ndonjë shok të tij. Aleksandër Lahon nuk e njoh, as Genc Malokun. Ka ndërruar jetë, më duket në 18 maj. Kemi një dyqan. Ndodhet në Sukth, Durrës. Më parë ka pasur mbiemrin Ismaili, janë me orgjinë çame. Motra e burrit ka vdekur në Itali. Nuk kam dijeni për rrethanat e vrasjes. Prej 15 vitesh kemi bashkëjetuar. Rrethin shoqëror nuk ia njoh. Kam qenë në punë, nuk di gjë fare. Kemi një djalë dhe një vajzë. Nuk i njoh askënd. Numrin e tij të celularit nuk ia mbaj mend, as timin nuk e mbaj mend.

Avokati: Shkaqet, arsyet e vrasjes?

Shyti: Nuk di asnjë gjë. Ne ishim duke pastruar. Dikush e mori në telefon. Më tha vazhdoni pastroni ju, se unë do ta bëj një xhiro. Dëgjuam zhurmë arme kur po zbriste shkallët. Më tha djali, “mami, babin e vranë”. Ishte Beni shtrirë, ishte një person, aty pranë ishte dhe Arben Domi. Rastësisht. Ishte shofer në bashkinë e Durrësit, i këtyre plehrave të qytetit.

Plarent Dervishaj: Nga mediat nuk e ke marrë vesh se çfarë bënte burri jot? Burri jot në media thuhet që ka qenë vrasës me pagesë.

Shyti: S’është e vërtetë.

Dervishi: Nuk e dyshoj që ai vinte në shtëpi e thoshte, “nesër do vras këtë”. As nuk dyshoj që ti t’i thoje shko e vrit filanin.

Shyti: Nuk di asnjë gjë.

Dervishi: Burri jot ka dhunuar dy gazetarë. Kështu thuhet në media.

Shyti: Nuk di asgjë.

Avokati Ilia Ilia: Keni dëgjuar se burri juaj ka qenë vrasës me pagesë nga dokumentet. Fëmijët tuaj, a kanë lexuar nga mediat që ka qenë vrasës me pagesë. Janë burime të mirëfillta, të sigurta juridike. Nuk ju ka thanë, “mamë, po lexoj këtë gjë”. Nuk e keni dëgjuar nofkën “Maneci”.

Shyti: Hera e parë, e lexova para pak kohësh në media.

Arben Mërkuri dervishaj Klodiana Shyti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.